E martë, 3 Dhjetor, 2024

Dibër/ Vodhi disa materiale të një shtetasi, procedohet penalisht 29-vjeçari

Ditën e sotme është proceduar penalisht një 29-vjeçari nga Dibra.

Mësohet se ky shtetas ka vjedhur disa materiale pune shtetasit A.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër

Njoftimi i Policise:

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 29 vjeç, banues në fshatin Grevë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune, të shtetasit A.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit