Ditën e sotme është vënë në një pranga 63-vjeçar nga Bulqiza.
Mësohet se shtetasi F.Xh., 63 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Menjëherë pas kësaj Blutë kanë arrestuar këtë shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
“Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 63-vjeçari.
Komisariati i Policisë Bulqizë, arrestoi në flagrancë shtetasin F.Xh., 63 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al