E premte, 8 Nëntor, 2024

Dibër/ Xhelal Mziu tregon veshtirësitë me të cilat po përballen fermerët

Postimi i Xhelalit:

Fermerët e prodhimit të patates në zonën e Dibrës dhe të Bulqizës po përballen me mungesë të tregut të shitjes, po hidhen në lumë.

Mbështetja e qeverisë së rilindjes, mbështjen për bujqësinë e ka 5-6 herë më pak se sa vendet e rajonit.

Fermerët e fshatrave Cerjan, Bellovë, Zagrad të Njësisë Administrative Melan Dibër dhe të fshatit Bllacë, në Njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë, thonë se situata është e njëjtë çdo vit ndërsa nuk po mbulojnë dot as kostot e prodhimit.

Tregu i shitjes së patates mbetet problem madhor pasi nuk din ku ta çojnë prodhimin, nuk ka treg, nuk ka fuqi blerëse dhe konkurohet nga tregu i jashtëm, Maqedonia e Veriut.
Sezonin e ardhshëm nuk ka vendosur nëse do të mbjellë më patate, vetëm nëse i sigurohet treg shitje nga shteti.

Nëse do të ketë të sigurtë tregun e shitjes i gjithë fshati do të kultivonte patate dhe do të prodhonte me mijëra ton patate. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit