Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Mësohet se ai është përplasur me dy automjete të tjera, si pasojë është dëmtuar pasagjerja, e cila është dërguar menjëherë në spital.
“20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja 20 vjeç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.