E premte, 8 Nëntor, 2024

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO jep vendimin: Lefter Koka dënohet 6 vite e 8 muaj burg!

Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit