Greqi – Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në mes të Athinës në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, teksa një 16-vjeçar tjetër ka mbetur i plagosur.
Të dy udhëtonin secili me motor. Dy motomjetet u përplasën dhe drejtuesit u rrëzuan. Asnjëri prej tyre nuk mbante kokore. Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen 18-vjeçarit shqiptar, ndërsa adoleshenti tjetër është në gjendje të rëndë.
Policia greke po heton shkaqet e aksidentit fatal.