E enjte, 14 Nëntor, 2024

Berisha: Faktori ekonomik riktheu Trump në Shtëpinë e Bardhë! Prandaj kjo çështje do jetë themelore në axhendën tonë

Përveç këtyre jemi dëshmitarë të vërshimit të kulturës marksiste leniniste ‘woke’, e cila nuk është tjetër veçse zgjim i demonëve të projekt-kultit të revolucionit bolshevik.

Në këtë doktrinë u sulmua si kurrë më parë jo vetëm identiteti psikologjik i njeriut, por edhe identiteti biologjik i tij, ashtu siç përshkruhej komunizmi një rend pa kufi, pa familje, pa gjini.

Por këto të gjitha morën një përgjigje shkatërrimtare nga fitorja e presidentit Trump, fitore e cila sigurisht vuri gishtin tek autori më kryesor i kësaj doktrine, që ishte Xhorxh Sorosi.
Ndaj dhe detyra jonë sot është të qëndrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë.

Por, duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik.

Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.

Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike.

Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro.

Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët, deklaroi Berisha

Artikuj te ngjashem

Me te fundit