E enjte, 21 Nëntor, 2024

Komsi, aktivitete në nderim të rënies së dëshmorëve

Në kuadër të ditës së rënies së dëshmorit të kombit Ali Metra në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit u zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore e kulturore.

12 Shtatori do të jetë në vazhdim dita e përkujtimit të të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri në këtë njësi administrative. Fillimisht aktivitetet nisën me përurimin e një memoriali që tregon luftën e matjanëve kundër pushtuesve fashist në Qaf Shtamë.

Më pas u bë përurimi i memorialit për tre dëshmorët e Komsisë, Ali Likcani, Hysen Hysa dhe Ibrahim Likcani. Memoriali është vendosur në fshatin Muzhakë. Gjatë kësaj ceremonie morën pjesë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, drejtues të organizatës së veteranëve të LANÇ-it Mat, pasardhës të dëshmorëve etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetarja e Organizatës së Familjeve së Dëshmorëve, Shpresa Gjestila.

Më pas u përurua restaurimi i memorialit për luftën për shpërthimin e kampit të internimit të italisë fashiste që e kishte ndërtuar në Komsi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të KLANÇ-it Mat foli Sherif Barçi.

Dita përkujtimore kulmoi me një aktivitet artistik të përgatiru nga shkollat “Ali Metra”, Komsi dhe ajo “Rexhep Kërtuka”, Frankth. Përreth 2 orë me radhë nxënësit e këtyre shkollave performuan në këngë, valle kërcime e recitime për dhjetra të pranishëm që i ndoqën në sheshin në qendër të njësisë administrative.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë një mbështetje e fortë për të mbajtur gjallë kontributin e të rënëve për liri e pavarësi.

Data 12 Nëntor që përkon me rënien dëshmor të Ali Metrës, do të jetë një datë tashmë e përvitshme që do të bëjë bashkë në përkujtimore të gjithë të rënët në luftë nga Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit