E enjte, 21 Nëntor, 2024

Cilët janë dy të rinjtë që u vranë në Kosovë, autori dyshohet djali i politikanit të njohur

Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës një natë më parë.

Sipas mediave vendase viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia.

Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit