E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dibër, banorët e Dovolani: Na kanë bllokuar hyrje-daljen me rrugën e Arbrit

Ndërtimi i lotit të tretë të rrugës së Arbrit, që nis nga fshati Herebel e mbaron në qytetin e Peshkopisë, ka prekur me dëme shumë banorë, për shkak se rruga është zgjeruar dhe një pjesë e konsiderueshme është bërë e re.

Banorët e dëmtuar nga ndërtimi i rrugës thonë se nuk janë kundër saj, por që kërkojnë akses për të hyrë e dalë tek banesat apo tokat e tyre.

Riza Agolli, banor i fshatit Dovolan, thotë se firma ndërtuese e kësaj rruge po tallet me to dhe se nuk po krijon akses për në këtë rrugë, megjithëse ju ka dëmtuar pronat dhe tokat bujqësore.

Një tjetër banor i fshatit Dovolan, Banush Isaku thotë se nga ndërtimi i rrugës i janë humbur 6 dynym tokë bujqësore dhe deri tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

Isaku shton se askush nuk pyet për dëmet që janë shkaktuar, por mbi të gjitha nuk kanë lënë akses në rrugën e re.

Rruga Herebel – Peshkopi është loti i tretë i rrugës së Arbrit dhe ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 10 milion euro.  /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit