E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Kuvendi nis me debate, Noka përplaset me Spiropalin për Komisionin Hetimor të ‘Shëndetësisë’

Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate të forta këtë të enjte. Shkak për debatet ishte çështja e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili nuk dëshmoi dje në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi pati mosmarrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti demokrat Flamur Noka iu drejtua me tone të larta kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Noka tha se mazhoranca u përpoq të minonte punën e Komisionit Hetimor dje, në një përpjekje sipas tij për të mbrojtur “Beqajn, hajdutin 2 metra të gjatë”.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores.

Elisa Spiropali: Ju lutem mos fyeni.

Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë, i burgosur politik. E para shkelje procedure që ju filloni seancën pa deputetët. Seanca plenare sipas rregullores çelet me deputetet në sallë. Nuk nis seanca po kuorum. Dje akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës.

Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit dhe ajo sjellje çfarë tregon, tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët.

Siç e bëtë me Olta Xhaçkën, u përpoqët që të minonit punën e Komisionit Hetimor. Përsëri po ju kap paniku, se po ju del e vërteta e hajdutërisë në shesh, kjo ju bën që të shkelni çdo të drejtë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit