E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit 14 Nëntor 2024

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin Shqiptar ku herë pas here priten reshje të dendura shiu si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Shira më të dendur do të ketë në Jug – Jugperëndim të territorit ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në zonat verilindore.

Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të theksuar të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi verior për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 4 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit