E enjte, 21 Nëntor, 2024

“S’ju intereson vdekja e një qytetari, dëgjoni 30 sekonda, mos bëni muhabet”, Shehaj përplaset me Koçiun: Turp për ju, përdorni fatkeqësinë për kredo politike

Interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj po zhvillohet në Kuvend.
Deputeti është përplasur ashpër me ministren, ndërsa ka transmetuar mesazhin e një qytetari i cili kishte humbur të birin 39 vjeç.

Shehaj: Unë e kuptoj që juve nuk ju intereson as vdekja e djalit të një qytetari, mund të mbani heshtjen se si një qytetar humbi djalin se iu ndërpre kura? Mund ta respektoni qytetarin dhe mos të bëni muhabet? 30 sekonda. Aaa se folët për dinjitetin e Ilir Beqajt. Mund të flas unë apo do të flas unë.

Koçiu: Kishe paraqitur disa pyetje, kam përgatitur përgjigje, se mendova se do të trajtoje këtë fatkeqësi për kredo politike, e ke të humbur, nuk trajtohen fatkeqësitë për kredo politike, s është as vendi as kuvendi për raste specifike. Kanceri nuk kapet në kohë ka problemet e tilla, prandaj bëjmë fushata që njerëzit të bëjnë kontrolle periodike që ju të merrni fatkeqësinë e tjetrit, s’do të bie në batak. Turp për ju që besoni se me këtë narrativë politike do të merrni ndonjë votë.

Shehaj: S’mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve. ku është fantazia këtu, ju e quajtët thashethem. Thoni që nuk jepet lek nëpër spitale? Ja ku i keni emrat zonja ministre.

Fusni dorën në ç֛antën tuaj zonja ministre keni paratë e ilaçeve, i keni bërë vila, resorte, u bëtë milionere zonja ministre, doni t’ju trokasim tek dera, t’ju kërkojmë ilaçe, tha Shehaj

Artikuj te ngjashem

Me te fundit