E premte, 15 Nëntor, 2024

Dibër/ Flasin të afërmit dhe fqinjët e të biznesmenit të vrarë Eduart Reçi: Familje shumë e mirë

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi të mërkurën në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.

Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan të Dibrës, janë tronditur thellë pasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ato si një familje e qetë dhe shumë fisnike edhe pse ka afro 30 vite që është larguar prej aty.

Ish-fqinjët e biznesmenit Reçi shprehen se nuk kanë dijeni të kenë patur probleme as në Dibër e as në Tiranë, ndërsa shtojnë se familja e tij ishte e respektueshme nga të gjithë.

52–vjeçari Eduart Reçi, me origjinë nga Dibra, u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00 pranë banesës së tij, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.

Prej vitesh ai merrej me biznesin e ndërtimit, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit në Shërbimin Informativ Shtetëror. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit