Pas konkursit dhe testimit për herë të parë në rradhët e uniformave blu janë prezantuar këtë të enjte emrat e krerëve të Policive vendore për 12 qarqe.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar 12 drejtuesit vendor të policisë në qarqe. Tashmë ish- drejtorin e Policisë Vendore Dibër, Dhimitraq Ziun do ta zëvendësojë Artion Duka.
Ky i fundit ka patur disa poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij në policinë e shtetit. Duka ka qenë drejtues i komisariatit numër 2 në Tiranë, më pas drejtor i Forcës së Posaçme operacionale dhe drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.
Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe prezantimi i drejtorit të ri të policisë së Dibrës pranë strukturave vendore.
Ndërkaq, pas mbylljes së garës për drejtuesit e policisë së 12 Qarqeve në të gjithë vendin, ka nisur procesi për drejtuesit e rinj të 48 komisariateve. 290 kandidatë janë në garë për të zënë pozicionin e drejtuesit në të 48 komisariatet e vendit, mes tyre 281 kandidatë meshkuj dhe vetëm 9 kandidate femra. /btvnews.al