E premte, 15 Nëntor, 2024

Kombëtarja stërvitet e plotë

Kombëtarja është stërvitur e plotë këtë të enjte në Shtëpinë e Futbollit para ndeshjes të së shtunës me Çekinë për Ligën e Kombeve. Alarmi për një dëmtim të Ernest Muçit ka kaluar. Sulmuesi u përfshi në stërvitje më vonë, duke nisur fillimisht individualisht dhe më pas grupin.

Të mërkurën Muçi la përgatitej në mes dhe u mendua fillimisht se ishte diçka serioze, por kontrollet treguan të kundërtën. Kuqezinjtë kanë mungesa në mbrojtje dhe në sulm dhe trajneri Sylvinho duhet të bëjë ndryshime në formacion.

Në formacionin e mundshëm deri më tani mendohet ta nisë nga minuta e parë Strakosha në portë, në mbrojtje Mitaj, Ajeti, Ismajli e Balliu, Në mesfushë janë treshja e zakonshme Asllani, Ramadani e Laçi. Në krahët e sulmit Bajrami e Asani, ndërsa në sulm mendohet njëri mes Uzunit dhe Tucit.

Nuk përjashtohet edhe ndonjë ndryshim nga ana e trajnerit Sylvinho, i cili do të shikojë formën e futbollistëve deri në momentet e fundit. Mes të grumbulluarve nuk mund të luajë Daku për sfidën me Çekinë, pasi është i pezulluar për shkak kartonësh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit