Një burrë është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Dibër dhe të gjitha dyshimet janë se dikush e vrau në aksident dhe u zhduk në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”
Policia lokale tha se është gjetur pa shenja jete, shtetasi Fehmi Leka, rreth 60 vjeç.
Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur vajza e viktimës, mes lotësh dhe dhimbjeje, hap dyert e ambulancës dhe thërret: “O babi im!”.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit