Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore, në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.
Pas- mesditës dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke i larguar reshjet nga i gjithë territori Shqiptar për të rikthyer intervalet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Fier dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.