Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku një i mitur ka rënë nga pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 te “Shkëmbi i Kavajës”. Një 10-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati.
Pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë prej lëndimeve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.