Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është fotografuar duke u futur në ambientet e Kuvendit.
Sot do të mbahet seanca e radhës në Kuvend ndërsa Sula ka gjetur një ide të veçantë për tu paraqitur në mbledhjen e sotme.
Ai ka marrë një tufë të madhe me presh ndërsa në dorë mban edhe një lopatë. Në dorën tjetër ai ka një qese me patate dhe qepë e lakër të bardhë.
“Sot po e them se litri i vajit po bie, dhe po them se ky vit do jetë i tmerrshëm për të ardhurat e bujqësisë”, tha ai.
Sula seancën e kaluar është paraqitur në seancë me kostum si i burgosur dhe me pranga në duar.