E martë, 19 Nëntor, 2024

Dibër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov dhe municione luftarake në makinë

Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke vënë në pranga një 20-vjeçar, i identifikuar si Luiz Dikollari. Ai qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.

Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale ditën e sotme, duke vënë në pranga një 20-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari me inicialet L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër.

Sipas policisë, i riu qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.

‘Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit