E martë, 19 Nëntor, 2024

I shkroi mesazh Dianës? Reagon motra: Jam e gatshme të dal edhe para drejtësisë

Diana Tahiri ka pasur një mbrëmje të papritur gjatë spektaklit të djeshëm (e hënë), kur motra e saj, Adriana, i dha një lajm të papritur dhe emocionues.

Ajo njoftoi Dianën se babai i tyre është i sëmurë dhe, për këtë arsye, ka vendosur të largohet nga programi.

Megjithatë, Adriana ka mohuar kategorikisht lajmet që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte dërguar një mesazh për Dianën përmes faculetës.

Në një postim të gjatë në Instagram, Adriana sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte shkruar asnjë fjalë për motrën e saj.

Ja postimi i plotë i Adriana-s në Instagram:

“Me përgjegjësi të plotë, i bëj thirrje produksionit të kthejnë kamerat. Nuk kam shkruar asnjë germë për Dianën, siç po thuhet në rrjetet sociale. Nëse ka ndodhur që kam shkruar diçka, jam e gatshme të jap llogari para drejtësisë për këtë. Faculetën ma dha një punonjës aty, për disa sekonda, dhe kur dola ia ktheva atij. Ju garantoj se nuk kam lënë asgjë në duar të Dianës. E kuptoj Dianën dhe emocionet e saj, sepse edhe unë isha shumë e shqetësuar për t’i dhënë atë lajm. Diçka është përpjekur të manipulohet me këtë histori dhe shumë shpejt do ta dini të vërtetën. Me respekt, Adriana.”

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit