E martë, 19 Nëntor, 2024

Shfrytëzimi i shtratit të zallit të Bulqizës për inerte, banorët: Nuk na pyet askush! Po shkatërrojnë mjedisin

Prej muajsh në shtratin e Zallit të Bulqizës po merren inerte nga firma që po ndërton lotin e tretë të rrugës së Arbrit nga fshati Herebel deri në Peshkopi.

Por marrja e inerteve këtu ka ngjallur reagimin e banorëve të cilët thonë se u janë dëmtuar tokat e tyre bujqësore por edhe pyjet.

Ramazan Lleshi, nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bashkinë e Bulqizës, thotë se askush nuk i ka pyetur për këtë babëzi që po i shkaktohet shtratit të zallit të Bulqizës, madje askush nuk mban përgjegjësi.

Sipas Ramazanit, firma që po merr inerte, i kërcënon vazhdimisht me polici, ndërsa banorët nuk kanë gjetur mbështetje as nga pushteti vendor.

Lleshi shton se shteti të kërkon llogari për një pemë që e pret në baçen tënde, ndërsa nga ana tjetër lejon këtë masakër mjedisore në sy të të gjithëve.

Nga ana tjetër ndërtimi i rrugës së Arbrit, përmes tokave bujqësore të Gjoricës së Poshtme, i ka lënë një pjesë të tokave të banorëve në anën tjetër, duke krijuar vështirësi jetike për ta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit