E martë, 19 Nëntor, 2024

Vrasja e 14-vjeçarit, gjyshja e shokut të Martinit shpërthen në lot: Nipi im nuk flet, është shokuar. S’kam guxim ta pyes djalin!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra para shkollës nga një bashkëmoshatar, prindër dhe shokët e të miturit janë shprehur të tronditur nga ngjarja.

Në një prononcim për mediat jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, gjyshja e një prej miqve të Martinit ka shpërthyer në lot teksa ka treguar se nipi i saj është shokuar nga ngjarja dhe nuk ka folur që prej ditës së djeshme.

“Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu.

Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tregoi ajo mes lotësh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit