E enjte, 21 Nëntor, 2024

Blegtori në Dibër: Problem shitja e mishit, s’ka kush e konsumon, rinia ka ikur

Shumë blegtorë në zonën e Dibrës po përballen edhe me mungesën e tregut të shitjes së mishit apo të nënprodukteve të qumshtit.

Njëri prej tyre, nga fshati Grevë i Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, thotë se mbarështon mbi 250 krerë bagëti të imtë, kryesisht dele.

Megjithëse në ditët e sotme çmimi i mishit të qengjave është rritur dhe fitimet janë më të mira, problem për të mbetet shitja.

Ulviu tregon se çdo vit po vështirësohet shitja e mishit për shkak se njerëzit janë larguar masivisht nga fshatrat, sidomos të rinjtë.

Ai shton se kasapët apo subjektet tregtare edhe kur e kërkojnë e marrin me çmim të ulët.

Por për blegtorin kjo është pa leverdi pasi thotë se e gjithë familja është e varur nga blegtoria që përkthehet në të ardhura ekonomike, por mungesa e shitjes me çmimin normal, krijon defiçit në koston e mbarështimit dhe pengon për shtimin e tufës.

Nga ana tjetër, blegtori dibran shprehet se rol në fuqizimin e prodhimit vendas duhet të ketë edhe shteti, i cili duhet t’ju mundësojë prioritete në operimin në tregun e shitjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit