Kultivuesit e mollës në Dibër po përballen me mungesë të tregut të shitjes së prodhimit.
Nëse disa prej tyre kanë vendosur t’i lënë pa vjelë, një pjesë tjetër me mollën e vjelë ka krijuar një stok të madh.
Ylli Ferruku, nga Melani i Dibrës, e ka vjelë të gjithë prodhimin duke e vendosur në arka gati për shitje.
Por ai thotë se nuk ka treg dhe se sasia që ka shitur deri tani është e papërfillshme në krahasim me shpenzimet që janë bërë.
Nëse nuk do të gjejë treg shitje, atëherë i gjithë prodhimi do të shkojë dëm, për shkak se nuk ka asnjë mundësi ta ruajë për më gjatë, sepse mungojnë ambjentet frigoriferike që fermerët të mund të ruajnë prodhimet e tyre për t’i shitur gradualisht gjatë stinës së dimrit.
Ndonëse prodhimi i mollës në Dibër është cilësor, problemi për të gjithë prodhuesit është i njëjtë, mungesë e tregut të shitjes.