Klajdi Mansaku, 26-vjeçari i cili rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare, raportohet se është gjetur i vdekur në Spanjë.
Dyshohet se Mansaku, 26 vjeç, u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati në shtetin spanjoll.
Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.