Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin F.K., 48 vjeç, banues në fshatin Baz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/btvnews.al