E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugët nacionale në Dibër, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë lëvizjen e mjeteve

Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

Drejtuesit e mjeteve të vogëla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit