E enjte, 21 Nëntor, 2024

Shqipëria mund të bllokojë TikTok-un, por cilat shtete e kanë mbyllur deri tani

Nisur nga ngjarja tragjike ku një bashkëmoshatar vrau shokun e shkollës, Martin Canin, 14 vjeç dhe më pas postoi thikën në rrjete sociale si shenjë fitoreje, Kryeministri Rama ka deklaruar dje se po mendojnë ta mbyllin në Shqipëri TikTok-un dhe SnapChat.

Nëse ky vendim do të merrej, Shqipëria nuk do të ishte i vetmi shtet që e bën këtë.

Ka një listë të gjatë të vendeve që e kanë bllokuar TikTok-un për arsye të ndryshme, që nga akuzat për vjedhje të dhënash, mungesa e filtrave për imazhet e papërshtatshme, tek varësia që krijon përmes videove të shkurtra apo ndikimit përmes shembujve negativ që promovon.

Më poshtë janë të gjitha shtetet që e kanë ndaluar deri tani. Disa nuk e lejojnë në të gjithë shtetin, të tjerë vetëm për administratën publike:

SHBA

Më 13 mars të këtij viti, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që kërkon që kompania mëmë me bazë në Pekin e TikTok të largohet nga platforma ose të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.

Shqipëria mund të bllokojë TikTok-un, por cilat shtete e kanë mbyllur deri tani

Franca

Më 24 mars, qeveria franceze ndaloi instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve si TikTok, Netflix dhe Instagram në telefonat e punës të 2.5 milionë nëpunësve civilë.

Australia

Më 4 prill, Australia ndaloi TikTok nga të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë federale për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Estonia

Në fund të marsit, ministri në largim i IT dhe Tregtisë së Jashtme të Estonisë, Kristjan Jarvan, deklaroi se TikTok do të ndalohej nga telefonat e ofruar nga shteti për zyrtarët publikë.

Holanda

Ministria e Brendshme holandeze ka dekurajuar përdorimin e të gjitha aplikacioneve nga vendet me një program agresiv kibernetik.

Të tjerë shtete që e kanë ndaluar për telefonat e punës janë: Norvegjia, Belgjika, Danimarka, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit