Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar.
Përsa i përket motit, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore më të theksuara në zonat Juglindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -3°C, vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë