E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Reshjet dhe stuhia krijojnë probleme në rrugën nacionale në Dibër–Tiranë, dëme edhe në çatitë e shtëpive dhe rrjetin elektrik

Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar ka krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër. Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit.

Drejtuesit e mjeteve të vogla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj.

Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga.

Nderkohë era e forte ka shkatuar edhe demtime ne çatitë e shtepive dhe rrezime te pemeve qe kane rezultuar me keputje te rrjetit elektrik ne disa fshatra te qarkut.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit