Të përballur me mungesë të tregut të shitjes, shumë fermer që kanë kultivuar pemë frutore mollë, e kanë prodhimin stok. Por në mungesë të tregut të shitjes, shumë fermer i kanë lënë mollët pa vjelë nga pema dhe po heqin dorë përfundimisht nga kjo kulturë.
Fermeri Ylli Ferruku, fermeri Selim Suti ka nisur prerjen e të gjitha pemëve frutore mollë. Ashtu siç ka bërë me qershiat, Selimi tregon se të njëjtën gjë po bën edhe me mollën pasi prej vitesh prodhimi i kalbet për shkak të mungesës së tregut të shitjes.
Fermerët e Dibrës kërkojnë që shteti të jetë rregullator i çimeve të importit dhe produkteve të brendshme në mënyrë që këto të fundit të mos mbeten pa shitur.