E hënë, 25 Nëntor, 2024

E rëndë! U dëmtua gjatë punës nga një makineri, ndërron jetë 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra pasi u dëmtua aksidentalisht në punë.

Policia raporton se rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit