E hënë, 25 Nëntor, 2024

I ra një mjet metalik në kokë gjatë punës, humb jetën 25-vjeçari

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme gjatë rinovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasi një mjet metali i ra në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, tha se vdekjen e punëtorit e konfirmoi “ekipi i urgjencës.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, thuhet në deklaratën e policisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit