Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot në tryezën e organizuar nga Shoqëria Civile, për luftën kundër korrupsionit. Dumani theksoi në tryezë se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave. Por shqetësim mbetet ata gjyqtarë që janë në sistem dhe që kanë kaluar vettingun, por për të cilët ka indicie që kryejnë akte korruptive.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
‘Rast i bashkëpunimit të SPAK me shoqërinë civile. Edhe më parë kam deklaruar që shoqëria civile e ftuar të bashkëpunojë me SPAK, të kërkojë informacion për tematika të caktuara. Si kjo e sotmja. Sepse mund të shërbejnë analizat për institucionin tonë, për përmirësimin e performancës. SPAK kishte qenë i hapur duke vënë në dispozicion të gjithë informacionet e mundur, përveç atë sekret. Shikoj një bashkëpunim dhe ndërveprim e institucionit që drejtoj dhe dy organizatave të shoqërisë civile.
Jam i hapur të bashkëpunojmë në të ardhmen. Tek gjetjet, nuk do analizoj procesin e vettingut. Do të ndalem tek ndjekja penale për subjekte që i janë në shtuar vettingut. SPAK ka pasur dhe raste ku ka aplikuar ligjin anti mafia dhe ka konfiskuar pasuri subjekteve të shkarkuar nga procesi i vlerësimit. Në hetim ka vend për të përmirësuar. Synojnë të përmirësojmë hetimin dhe të mos bëjmë gabime. Jemi përpjekur që aktet në procesin administrativ ti përdorim në procesin penal për të gjetur prova. Është një bazë e mirë, rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova.
Ne kemi në kompetencë gjyqtarë të GJK, GJL, prokurorin e përgjithshëm, anëtarë të KLGJ dhe KLD. Kemi numër të vogël subjektesh. E keni cekur pak atje nuk kemi qenë të verbër në raport me vendimet e organeve të vettingut. Kemi regjistruar procedime penale, për veprën penale të korrupsionit. Duke marrë shkak si indicie vendimet e vettingut. Janë çështje në hetim. Jemi të kujdesshëm që persona të caktuar në SPAK bëjnë një filtrim të vendimeve të organeve të vettingut. Në rast se nga vetë përmbajtja e vendimit, krijohen indicie për vepër korrupsioni, ne kemi regjistruar procedim për veprën penale. për veprën penale 207 nuk lejohet përgjimi. Në rastet e korrupsioni kemi përdorur të gjithë llojet e përgjimeve apo llojet e tjera të kërkimit të provës. Për 257 a nuk na lejohet si mjet përgjimi.
Studimi ka një kohë të përcaktuar, por sot SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të GJK, GJL, gjyqtarë të Apelit. OPGJ. Kemi një numër të madh subjektesh që kemi ushtruar ndjekjen penale. Do vazhdojmë ta bëjmë sa herë kemi indicie. E kam thënë dhe një herë tjetër. Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Kemi detyrë të ushtrojmë ndjekjen penale. Komplimentet e mia dhe jam i hapur për bashkëpunime të tjera.’