E premte, 29 Nëntor, 2024

“Më mungon babo”- Një vit nga ndarja nga jeta e Zef Dedës, dedikimi prekës i Julit: 365 ditë pa ty, po të dërgoj një…

Aktori Julian Deda, prej ditës që ka humbur të atin, aktorin e mirënjohur Zef Deda, është parë t’i bëjë mjaft dedikime në rretet sociale, ku i shpreh mallin dhe mungesën për të.

Së fundmi, Juli ka publikuar një tjetër postim me të cilin kujton babain e tij për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Teksa ka publikuar një fotografi me të atin ku duket duke puthur të atin, Juli shkruan “po të dërgoj puthje si kjo në foto”.

Ndër të tjera ai është shprehur se e do fort dhe i mungon çdo ditë e më shumë Zefi.

“365 ditë pa ty bos. Po të dërgoj një puthje si kjo në foto. Më mungon babo..! T’du fort,” shkruan aktori.

Juli gjithashtu nuk ka harruar t’ju bëjë thirrje ndjëkësve të tij t’i duan dhe t’i respektojnë prindërit e tyre sa i kanë pranë, duke nënkuptuar se koha ikën shpejt dhe një jetë nuk mjafton për t’ju shprehur atyte dashurinë.

“Duajini, respektojini, perqafojini dhe puthini prindërit sa më shumë, sepse do vijë një ditë e do kuptoni, se kjo jetë nuk mjafton per t’ja shprehur atyre gjithë dashurinë,” përfundon postimin prekës aktori.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit