E martë, 26 Nëntor, 2024

Mjeku jep epikrizën për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshi dërgohet në burgun e të miturve

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshi ka lënë këtë të martë ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë.

Ditën e kaluar, mjeku privat Dritan Todhe, ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Auori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi më pas në ambientet e spitalit privat ku po kurohej.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit