Kryeministri Edi Rama etiketoi edhe një herë partitë e opozitës si ‘Sude dhe Rrapush’, firmat pirmidale të 1997.
Me banorët në Bulqizë teksa po prezantonte projektin transformues të një zone ushtarake me shërbime të ndryshme hotelerie dhe argëtimi, Rama i thotë banorëve të mos dëgjiojnë Sudet dhe Rrapushët, sepse tanimë Shqipëria ka rrugën drejt BE-së.
“Nëse deri dje e vetmja pikë që mund të ndalonin ishte shkalla Peshkopisë. Sot sa dyer janë hapur, sa familje janë vetëpunësuar. Sa ekonomi po ndërtohen. Brenda pak kohe do aktivizojmë paketën e maleve, që ti japim mundësi të gjithë shqiptarëve nga të gjithë zonat malore, që i kanë lënë, që të vijnë pa asnjë pengesë për shkak të mungesës së titujve dhe me një mekanizëm mbështetje me një mekanizëm me shumë pak letra, të investojnë kursimet e tyre. Ta hapin derën dhe të marrin të ardhura në fund të muajit dhe të jenë 10 vjet pa asnjë taks. E shkuara ka qenë e vështirë. E keni përjetuar tmerrin e saj në Bulqizë. Dalja nga tuneli i asaj të shkuare është kryer, dhe nuk kthehemi por rruga ende e përpjetë.
Por tanimë dielli ka dalë në Shqipëri dhe na takon ne të bëjmë realitet shpresat legjitime dhe ti adresojmë me solidaritet. Një gjë nuk ka diskutim. Ky vend nuk kthehet prapa, po bëhet dita ditës dhe nuk ka vend në vijën e parë të frontit për Sudet dhe Rrapushët që e kanë persekutuar Shqipërinë nga 1912, në të gjitha përralllat dhe fantazitë keqbërëse. Janë vërdallë dhe sa më shumë i afrohemi gjykimit të popullit aq më shumë do i shikoni t’ju vijnë me qylyma fluturuese në dyer dhe t’ju thonë ma bleni se do ju çoj në hava.
Të gjithë shqiptarët e arsyeshëm i kanë provuar dhe nuk i kthehen më. Sepse tanimë e qartë që ne mund të vazhdojmë të synojmë të fluturojmë vetëm duke forcuar këmbët dhe duke ecur hap pas hapi në këmbë që do jetë anëtare e BE. Një horizont për ata që më pas do marrin stafetën. Askush nga ne nuk rron sa malet por malet janë dëshmitare për të gjithë ne“, tha Rama