Gjatë fjalës së saj Balluku e cilësoi këtë projekt si një shtysë për zhvillimin e turizmit në Bulqizë ku theksoi se ky qytet do të kthehet në një nga pikat turistike më të rëndësishme.
Belinda Balluku: Sot përveç faktit që jam e lumtur se një projekt i premtuar do të kthehet në një realitet. Jam e lumtur që jam këtu me ju siç me dihet pika e dobët për qarkun e Dibrës. Mbi të gjitha jam e kënaqur që pas një pune për të ngjizur një projekt, jo thjesht një projekt që ka të bëjë me nxitjen e turizmit, por mbi të gjitha një projekt që kërkon të inkludojë edhe shumë grupe në nevojë si gratë, vajza e djem që fatkeqësisht që për ngjarjet e trishta në miniera sot kanë familje që kanë vuajtur shumë, por ne kemi treguar kujdesin tonë.
Duhet të them që është një projekt që kur e nisëm dukej sikur nuk do të ndodhte kurrë. Kur e kemi ndarë me ju të gjithë kanë qenë skeptik pasi disa nga këto banesa janë të zaptuara. Sot jemi për të ndarë projektin që synon të gjitha ndërtesat që na rethojnë që do të kthehet në një treg të mirëfillt për të tregtuar të gjitha produktet e zonës, për të treguar se si këto banesa do të ringrihen dhe rikonstruktohen në njësi hotelerie e shërbimesh apo nga ana tjetër se si do të kthehen në një pjesë të një parku të madh argëtimi.
Ky ka qenë synimi fillestar se si do të bënim që qytetarë të Tiranës të vinin këtu dhe të qëndronin gjatë. Tashmë qarku i Dibrës ka marrë një vemendje të veçantë nga vizitorë shqiptarë e të huaj. Shifrat rriten dita ditës dhe për mua ka qenë një kënaqësi kur nuk gjeja një bujtinë lehtë për të fjetur, pasi nesër më duhej të nisja takimet. Ishte kënaqësi kur thonin që i kemi të prenotuara. Ndaj unë besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtu në Bulqizë që do të kthehet në një nga pikat turistike më të rëndësishme duke qenë si një lagje e Tiranës.
Unë sot kalova nga tuneli i Murrizit, një tunel që është i derdhur i gjithi në hekur tani që për shkak të burimeve ujore rriten çdo herë që ka prirje shiu. Sot kam parë që kanë mbetur vetëm disa qindra metra për të vazhduar, por sot kam parë se si do te jetë pas disa muajsh kalimi nga Shkalla e Tujanit në tunel të Murrizit e pastaj në tunelet e urat, e deri në lotin e ri atë që lidh Maqellarën me Peshkopinë.
Rruga e Arbrit përdoret në mënyrën më brutale nga opozita për të fajësuar qeverinë, për ta fajësuar për veprën më interesante që e solli Dibrën vetëm një orë e 10 minuta me Tiranën.
Për ta fajësuar për atë që ata nuk e bënë dot kurrë dhe që ne e bëmë realitet. Për ta fajësuar që qeveria Rama nuk investon në veri, por vetëm në jug. Një gënjeshtër e madhe. Ne sot vazhdojmë të ndërtojmë pjesë të rrugës së Kombit. Qeveria Rama është ajo që po ndërton edhe rrugën që do të lidh Dibrën edhe me qarkun e Elbasanit duke i dhënë një akses tjetër këtij qarku të mrekullueshëm.