E premte, 29 Nëntor, 2024

“Divizioni”, Rama prezanton projektin për Parkun Tematik Retro në Bulqizë

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, të martën në Bulqizë, prezantuan projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni”.

Kreu i qeverisë tha se ky projekt është shumë i veçantë në llojin e vet sepse jo vetëm do të bëjë transformimin e një territori që dikur i përkiste ushtrisë shqiptare, por do të krijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë.

Nërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky projekt synon ta kthejë Bulqizën në një pikë turistike, sidomos me përfundimin e tunelit të Murrizit që afron më shumë zonën me Tiranën.

Ish-godinat e ushtrisë ndodhen në perëndim të Lagjes së Re të Bulqizës dhe deri tani ato ishin ndërtesa të rrezikshme për banorët pasi ishin gati në shembje të plotë.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit