Krasta në krahinën e Martaneshit u krijua si një qytezë për minatorët pasi zona është shumë e pasur me mineralin e kromit.
Më shumë se 2 mijë punëtorë punonin çdo ditë në galeritë e kromit duke i sjellë vendit një rimëkëmbje ekonomike.
U ndërtuan shumë pallate që fillimisht shërbyen si hotele për qëndrimin e minatorëve, por gradualisht ato u mbushën me familjarë të tyre dhe vendosën ta ndërtojnë jetën aty.
Qyteza mori më pas një zhvillim të madh ku pati të gjitha shërbimet, jo vetëm ato shëndetësore por edhe arsimore, kulturore, etj..
Por me ardhjen e demokracisë dhe privatizimin e sektorit minerar, kjo qytezë nisi të boshatisej. Banorët e Krastës dhe të zonave përrreth tregojnë se si kjo qytezë ishte e tejmbushur para viteve 90-të, por tashmë është rrënuar gjithçka.
Sot pamja është vërtetë e frikshme, me pallate të rrënuara e disa gati në shembje të plotë. Tashmë, thonë banorët, është e rrezikshme të lëvizësh në rrugët e qytezës për shkak të godinave të dëmtuara.
Për banorët e Krastës, asfaltimi i rrugës Qafë Bualli – Krastë është i vonuar dhe vështirë të rikthejë si dikur jetën plotë gjallëri në këtë qytezë.
#btvnews.al