Nuk arriti të linte gjurmë me ekipin përfaqësues, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim në ndeshjen me Çekinë, por në Champions League Aziatike, Jasir Asani nuk di të ndalet.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua si zëvendësues për ekipin e tij Gwangju, por i mjaftoi vetëm një minutë në fushë, një prekje, për të realizuar një super gol.
Në minutën e 58-të, Asanit përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe fluturimthi më të majtën dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar takimin kundër Shangai Shenhua.
Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 7-të në këtë edicion të Chanpions League aziatike, plus një assist, duke udhëhequr i vetëm edhe listën e golashënuesve më të mirë.