E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pep Guardiola “rreh veten” nga inati, pas barazimit të Man.Cityt

Kriza e Manchester Cityt vazhdon. Cityzens, të cilët kishin qenë në një seri prej 5 humbjesh radhazi, humbën 3 pikë jetike në Champions League kundër Feyenoord.

Tashmë janë 6 ndeshje pa fitore dhe Pep Guardiola , i prekur nga situata e skuadrës, doli para mediave plot gërvishtje në kokë dhe me një prerje në hundë.

Në sallën e shtypit ai u pyet për këtë dhe pranoi se ia kishte bërë vetes:

“ Me gishtat e mi, me thonjtë… Dua të lëndoj veten ”, tha hapur ai.

Trajneri, i cili së fundmi u rinovua nga klubi deri në vitin 2027 , e përjetoi shumë ndeshjen dhe përfundoi në dëshpërim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit