Qytetarë të shumtë kanë dalë sot për herë të tretë në protestë që pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ku mësonin.
Qytetarët kanë paraqitur një sërë kërkesash, mes tyre dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit.
Po kështu ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi të madh e të vogël dhe drejtësi për Martinin, siguri për të gjithë fëmijët.