E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Parada e Shqiptarëve” në Tiranë, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.

Në të dy anët e bulevardit janë edhe qytetarë të shumtë për të ndjekur nga afër paradën. Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit