E enjte, 28 Nëntor, 2024

Pjesa e dytë e ditës me shtim të vranësirave

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat veriore – veriperëndimore do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Gjatë mbrëmjes dhe natës shirat do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Tiranë dhe Vlorë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit