E premte, 29 Nëntor, 2024

Dibër, çifti i të moshuarve të përkushtuar ndaj bujqësisë, shkak pensioni i ulët

Nuk ka mjaftuar fati i tyre se kanë mbetur të vetmuar në Shqipëri, por të moshuarit detyrohen të punojnë për të ndihmuar me të ardhura ekonomike familjen që kanë.

Të moshuarit i sheh shpesh në ara duke u kujdesur për tokën, pasi thonë se nuk mund të përballojnë jetesën me pensionin minimal prej 10 mijë lekësh që marrin.

I moshuari Naim Fida, nga fshati Grevë i Dibrës, thotë se është qesharake që të thuash se mund të jetosh me 100 mijë lekë të vjetra.

Sipas tij, aq para nuk dalin as për ilaçe e jo më për nevoja të tjera që ka familja. Rritja e pensionit prej 4.1% për pensionistët konsiderohet tallje dhe aspak efikase për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës.

I moshuari Naim Fida dhe bashkëshortja e tij edhe pse në moshë të thyer detyrohen të punojnë në bujqësi me shpresën se do të sigurojnë të ardhura ekonomike më shumë për të përballuar shpenzimet.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit