Për shkak të motit të keq, tre banorë bashkë me 30 krerë kuaj kanë mbetur të bllokuar gjatë ditës së djeshme në Malin e Korabit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se, gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.
“Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.”-njofton Ministria e Mbrojtjes.