Dashi
Ju mund të zbuloni se të tjerët janë armiqësorë ndaj jush sot. Mundohuni të mos e merrni atë personalisht. Kuptoni se ka njerëz dhe situata të tjera me të cilat mund të lidheni që do t’ju ndihmojnë të forconi egon tuaj. Krijoni lidhje më të thella me të dashurin tuaj sonte duke u kënaqur me disa fantazi aventureske. Përvojat e përbashkëta do të jenë jashtëzakonisht të dobishme në këtë kohë.
Demi
Do vini re ndjeshmërinë tuaj të pabesueshme që do ju frymëzojnë në veprimin. Ka kaq shumë ndjesish brenda jush dhe keni nevojë që t’i shprehni ato. Mos u ndal më. Kur bëhet fjalë për çështjet në lidhje me dashurinë dhe romancën, mos ngurroni të bëni një lëvizje. Diskutimet filozofike do të jenë mjaft shpërblyese.
Binjakët
Shtyjeni për disa ditë çdo vendim në lidhje me jetën tuaj private. Edhe pse do të keni kundërshtime, do të jeni në gjendje t’i përballoni. Sot është dita për të përfunduar atë që keni kohë që doni ta bëni sepse askush nuk mund t’iu ndalojë.
Gaforrja
Gjatë ditës së sotme do përballeni me disa probleme që do u shqetësojnë shumë. Duhet të keni kujdes për çdo gjë që thoni, pasi njerëzit që u rrethojnë duan t’u bëjnë një komplot.
Luani
Besojini instinkteve sot. Edhe nëse një i afërm nuk është dakord me ju dhe ndjek një rrugë tjetër, ju duhet të mbani drejtimin tuaj. Do të jetë vendim i vështirë, por së shpejti do të merrni edhe përfitimet. Mbajini veshët dhe sytë hapur për të kapur çdo mundësi që mund t’iu vijë.
Virgjëresha
Bëni kujdes gjatë kësaj dite mos bini në rrjetën e dikujt tjetër. Personi do jetë mjaft simpatik dhe tërheqës dhe mund t’ua prishë mendjen. Mos harroni se keni dikë në krah. Planetet do jenë të favorshme për financat. Buxheti do të përmirësohet.
Peshorja
Mos e izoloni veten dhe të rrini të mbyllur, sa më shumë ta bëni këtë aq më tepër pasoja do të keni. Nëse e pranoni se ndiheni të vetmuar mund të dilni me dikë për të ndryshuar monotoninë.
Akrepi
Mos ngurroni të bëni hapa të reja sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë dhe romancën. Mund të keni aq frikë të humbni atë që keni, saqë refuzoni të rrezikoni për të marrë diçka më të mirë nga sa dëshironi. Kuptoni se nuk do të arrini kurrë më larg se rrëmuja në të cilën jeni derisa të merrni frymë thellë, të synoni lart dhe të punoni për ëndrrat tuaja.
Shigjetari
Gjërat në lidhje me dashurinë dhe romancën mund të jenë kulmore për ju tani dhe mund të përplaseni me dikë në një mënyrë që e bën të vështirë për secilin prej jush të jetë i kënaqur. Me shumë gjasa ka një çështje lirie kundrejt kontrollit që po e bën të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje. Ndoshta ju duhet t’i jepni një pushim një çështjeje të caktuar dhe t’i ktheheni më vonë.
Bricjapi
Një ditë jo shumë pozitive për shkak të ndikimit të Saturnit. Mundohuni t’i lini gjërat të rrëshqasin dhe të jeni të kujdesshëm. Edhe në punë mund të ketë disa probleme për shkak të ngjarjeve të papritura dhe mangësive të kolegëve të tjerë.
Ujori
Një ditë e mirë do jetë kjo e hënë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do jeni shumë entuziastë dhe besimi që keni në vete do u ndihmojë të arrini synimet që i keni vënë vetes. Do merrni dhe një lajm të mirë.
Peshqit
Qetësia dhe harmonia do iu shoqërojë përgjatë gjithë ditës. Asgjë nuk do të ketë fuqinë t’iu shqetësojë. Mund të merrni përsipër disa punë për përmirësimin e shtëpisë.